
BELGJIKË-Gertin Aliu, një nga anëtarët e grupit që u shkatërrua nga operacioni “Ura” është vënë në pranga në Belgjikë. Ai pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë ku i është caktuar masa “arrest me burg”, për “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale. Roli i Aliut në grupin e Elvis Doçit, të njohur ndryshe dhe si “Visi i Pojës” ishte të bënte ndërmjetësin mes shqiptarëve dhe atyre që qëndronin në Itali. Operacioni “Ura” u krye në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe u godit klani shqiptar i ndarë në tre grupe kriminale ku tre kryesorët ishin “Visi i Pojës”, Adi Çoba dhe Erigels Presi. Në total u lëshuan 52 masa sigurie.
/ZËRI