Video

Dosja e lobingut, Meta: SPAK të pyesë Eriol e Endrit Braimllarin dhe Adrian Shatkun

Meta e mbyll duke thënë se SPAK i ka të gjitha mundësitë t’i gjejë personat që kanë bërë veprime të paligjshme apo kanë patur dijeni për to, si në SHBA edhe në Tiranë.

F.m
Dosja e lobingut, Meta: SPAK të pyesë Eriol e Endrit Braimllarin dhe
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndjehet i ‘tradhëtuar’ nga dy kushërinjtë Brahimllari përsa i përket dosjes së lobingut të Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë). Në një postim në Facebook përmes të cilit i drejtohet moderatores së ‘Top Story’, Grida Duma, ai sqaron rolin e tij dhe të ish-bashkëpunëtorëve në dosjen në fjalë. Meta thotë se përsa i përket 369 mijë dollarëve të paguara nga një entitet i panjohur, gjë që del dhe në dosje, Prokuroria e Posaçme duhet të pyesë ish-bashkëpunëtorët e tij, më konkretisht, Endrit Brahimllarin që ka firmosur kontratën e lobingut dhe që ishte personi përgjegjës për ta ndjekur atë, si dhe kushëriri i tij i parë, Eriol Brahillari, i cili sipas tij, ka mbajtur për 10 vitë gjithë korrespodencën me kompanitë e lobimeve edhe me e-mail, por që pas largimit nga detyra si drejtor kabineti, nuk ka lënë asnjë arkiv apo gjurmë. Meta shton se i ka kërkuar SPAK prej dy vitesh të kërkojë nga partnerët amerikanë të hetojnë kush i ka bërë këto pagesa në SHBA dhe të merret në përgjegjësi ligjore, pasi ai vetë pretendon se nuk ka autorizuar askënd dhe me emër përmend Adrian Shatkun, i cili ka qenë prezantuesi i këtyre kompanive me LSI dhe ka mbajtur lidhjet me to. Këtu Presidenti i Partisë së Lirisë ngre pikëpyetje për faktin që Shatku, një shqiptaro-amerikan, çuditërisht nuk është pyetur nga SPAK pasi ka 3 vjet që nuk ka ardhur në Shqipëri. Në fund, Meta kthehet sërish tek Endrit Brahimllari, për të cilin thotë se pasi hyri tek SPAK-u si përfaqësues i PL doli si "rilindas" i Edi Ramës dhe u fut edhe në listën e PS për kandidat për deputet në Tiranë. Në fund, këtë shënim drejtuar Dumës, Meta e mbyll duke thënë se SPAK i ka të gjitha mundësitë t’i gjejë personat që kanë bërë veprime të paligjshme apo kanë patur dijeni për to, si në SHBA edhe në Tiranë. Ai kërkon gjithashtu që përgjegjësia ligjore, si e tij ashtu edhe e Monika Kryemadhit, të trajtohet veçmas, duke qenë se tani janë të ndarë edhe zyrtarisht.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB