foto nga ministria e arsimit
TIRANË- Situata është përshkallëzuar në protestën e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ku protestuesit kanë hedhur molotov dhe gurë në drejtim të godinës.
Fillimisht, protestuesit u kanë vënë flakën dy koshave të mbeturinave, të cilët u dogjën në mes të rrugës. Më pas, protesta ka marrë tone më të forta, me hedhjen e molotovëve dhe gurëve drejt institucionit./ZËRI