pd-marshim
TIRANË- Mbështetësit dhe deputetët e opozitës kanë nisur marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, për t'iu bashkuar grupit tjetër të protestuesve. Pas qëndrimit për më pak se një orë para godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë nisur në marshim, nën mbikëqyrjen e forcave të rendit. Aktualisht, protesta po zhvillohet në qetësi. Deri në këto momente nuk janë raportuar incidente apo përplasje./ZËRI