TIRANË- Protesta kombëtare e studentëve ka marrë një tjetër drejtim këtë të shtunë. Pas tubimit para Ministrisë së Arsimit protestuesit janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit duke nisur marshimin drejt zonës së Zogut të Zi.
Gjatë marshimit studentët kan vijuar me thirrjet kundër qeverisë duke ritheksuar se nuk pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Ata këmbëngulin se protesta nuk do të ndalet pa plotësimin e kërkesës së tyre për dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Pavarësisht kushteve atmosferike, protestuesit kanë vijuar marshimin, ndërsa tubimi është zhvendosur nga sheshi para Ministrisë së Arsimit drejt një tjetër zone të kryeqytetit./ZËRI