Bota

Skandalet nuk kanë fund në Raiffeisen, banka u fut pa autorzim në llogarinë e Kryebashkiakut të Prishtinës

Çështja ka të bëjë me dyshimet se një punonjës i Raiffeisen Bank, Albion Ferati ka pasur akses të paautorizuar në të dhënat e llogarisë bankare të kryetarit të kryeqytetit të Kosovës, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe konfidencialitetin e informacionit financiar të klientëve.

F.I
Skandalet nuk kanë fund në Raiffeisen, banka u fut pa autorzim në
Përparim Rama

KOSOVË-Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës për të hetuar Raiffeisen Bank, për një incident të dyshuar në sistemin bankar, që lidhet me llogarinë personale të kryebashkiakut të Prishtinës, Përparim Rama.

Çështja ka të bëjë me dyshimet se një punonjës i Raiffeisen Bank, Albion Ferati ka pasur akses të paautorizuar në të dhënat e llogarisë bankare të kryetarit të kryeqytetit të Kosovës, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe konfidencialitetin e informacionit financiar të klientëve. Rasti u bë publik pasi Komuna e Prishtinës njoftoi se kryetari Përparim Rama kishte paraqitur ankesë lidhur me qasjen e dyshuar të paautorizuar në llogarinë e tij bankare.

Sipas Komunës, një punonjës i Raiffeisen Bank kishte pasur qasje pa autorizim në të dhënat e Ramës dhe kishte shpërndarë informacione mbi gjendjen dhe transaksionet e tij financiare. Komuna bëri të ditur gjithashtu se banka e kishte informuar Ramën për identifikimin dhe largimin nga puna të punonjësit përgjegjës, shkruan gazeta sinjali.com.

Raiffeisen Bank ka konfirmuar se e ka trajtuar ankesën, ka zhvilluar procedurat e brendshme dhe ka njoftuar autoritetet kompetente, por nuk ka bërë publike rezultatet e plota të shqyrtimit të brendshëm dhe as identitetin e punonjësit.

Hetimet pritet të përcaktojnë nëse ka pasur shkelje të procedurave të sigurisë bankare, si është realizuar aksesi i dyshuar dhe nëse punonjësi i përfshirë ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e tij profesionale. Rasti, përtej përfshirjes së një zyrtari publik, shtron një pyetje me rëndësi për secilin klient bankar: sa të mbrojtura janë të dhënat financiare.

MOS HUMB