
TIRANË – Pritjes për edicionin e tretë të Big Brother Vip i ka ardhur fundi. Ashtu siç e kishte paralajmëruar ZËRI, Ledion Liço do të prezantojë spektaklin e njohur në Shqipëri.
Top Channel, përmes një postimi në faqen zyrtare të Instagram, ka publikuar edhe promon, për Big Brother Vip 3. Në promo bëhet me dije se Big Brother do të ketë 13 banorë. Ndërsa, zbulohet se Ledion Liço është prezantuesi i reality-show.
Në video, Ledion Liço lë të kuptohet se ai do të jetë prezantuesi, ndërsa shtron pyetjen se kush do jenë banorët e BBVIP3. Liço mësohet se do të drejtojë spektaklin, pasi moderatorja Arbana Osmani thuhet se ka ndërprerë ‘negociatat’, për shkak të një ‘ngërçi’ me administratorët e televizionit, që mendohet se ka lidhje me kompesimin financiar.
View this post on Instagram
Liço është përgatitur për rikthimin në ekran, kjo edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledioni ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”./ZËRI/