Qytetërim

'Zot na ruaj'/ Kreu i Federates Serbe të Futbollit: Nuk e duam Shqipërinë në grup

Duke folur për mediat në serbe, Dzajiç tha se Shqipëria është një skuadër e vështirë dhe nuk e dëshiron në grup.

E.K
'Zot na ruaj'/ Kreu i Federates Serbe të Futbollit: Nuk e duam
Dragan Dzajiç

SERBI- Dragan Dzajiç, kreu i Federatës Serbe të Futbollit ka deklaruar këtë të hënë se nuk e do Shqipërinë në grup. Duke folur për mediat në serbe, Dzajiç tha se Shqipëria është një skuadër e vështirë dhe nuk e dëshiron në grup. Po ashtu ai rënditi dhe disa skuadra të tjera që sipas tij, s’është e lehtë për ti mundur.

Dragan Dzajiç: Ne të gjithë kemi të drejtën e dëshirave, por dëshirat janë një gjë, dhe realiteti është një gjë tjetër. Kushdo që të na bije (në grup) do të jetë një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them: ‘Jo vetëm Gjermania, Spanja, Franca…! Ato janë të vështira. Por, edhe Rumania apo, Zoti na ruajt, Shqipëria janë të vështirë. Të gjithë mund të na shkaktojnë probleme. Ne duhet të vlerësojmë sukseset dhe lojtarët tanë, por nuk duhet të mbivlerësojmë veten. Duhet të jemi realistë për të bërë një hap përpara.

Serbia e siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin Europian pas 24 vitesh mungesë si e dyta në Grupin G, Kombëtarja shqiptare dhe ajo serbe për herë të fundit janë përballur në kualifikueset e Euro 2016 me ndeshjen e zhvilluar në Beograd. Ndeshje që u ndërpre për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët serbë, të cilët u futën në fushë dhe sulmuan fizikisht lojtarët e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Situatë e shkaktuar pas valvitjes së flamurit autokton shqiptar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB