
BRITANI E MADHE- Një nga legjendat më të mëdha në historinë e futbollit, i famshmi Sir Bobby Charlton, ndërroi jetë sot në moshën 86-vjeçar. Sir Bobby Charlton ishte një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e lojës.
Charlton, nga viti 1956 deri në 1973, luajti për Manchester United. Ai luajti 785 ndeshje dhe shënoi 249 gola për Manchester United. Në 17 vite në fanellën e klubit të famshëm të Mançesterit, ai fitoi tre tituj të ligës, një FA Cup dhe një titull të Kupës së Kampionëve të Evropës. Në kombëtaren e Anglisë luajti 106 ndeshje dhe shënoi 49 gola. Ai fitoi Kupën e Botës në vitin 1996 me Anglinë.
Bobby Charlton i mbijetoi tragjedisë së Mynihut në moshën 20-vjeçare, kur lojtarët e Manchester United po ktheheshin nga Beogradi, ku luanin kundër Yllit të Kuq. Ai ishte një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, një mjeshtër i vërtetë.
Pas karrierës së tij si lojtar, ai ishte zyrtar i United për 39 vjet./Zëri.ai