Qytetërim

Sherr në Korçë! Grushtohet presidenti i Skënderbeut, ndërhyn Policia

Personi që ka qëlluar presidentin Takaj është prindi i një prej lojtarëve të Akademisë së Skënderbeut.

k.m.
Sherr në Korçë! Grushtohet presidenti i Skënderbeut,
Pamje nga stadiumi

KORÇË- Ka nisur me përplasje ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë! Tribuna "VIP" është trazuar pasi një prej personave që ishte në stadium për të parë ndeshjen ka debatuar dhe më pas është përplasur me presidentin e skuadrës korçare, Ardjan Takaj.


Sipas "Panorama Sport", personi që ka qëlluar presidentin Takaj është prindi i një prej lojtarëve të Akademisë së Skënderbeut. Për të ndaluar përplasjen u fut edhe Gerhard Takaj, djali i presidentit, i cili gjithashtu është goditur me grusht.

Siç duket edhe në pamjet e mësipërme, për të ndalur përplasjen u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Shtetit. Ndërkohë aktualisht, është shoqëruar autori, por ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB