Qytetërim

Zgjedhjet në Himarë, PS padit KQZ

Gjykata Administrative ka njoftuar se do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese për të shqyrtuar padinë e bërë nga Partia Socaliste.

k.m.
Zgjedhjet në Himarë, PS padit KQZ
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Partia Socialiste e Shqipërisë ka paditur në Gjykatën Adminsitrative të Tiranës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. E gjitha ka ndodhur pak ditë pasi Komisioni Rregullator në KQZ nuk miratoi disa afate proceduriale për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në Himarë më 4 gusht. Në njoftimin e bërë publik për mediat, Gjykata Administrative ka njoftuar se do të hidhet shorti për të përcaktuar trupën gjykuese për të shqyrtuar padinë e bërë nga Partia Socaliste.

"Objekti i ankimit është “Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”. Akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër),"-bëhet me dije në njoftimin për mediat. 

Njoftimi për mediat:

Në datën 15.07.2024 ora 12:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues për gjykimin e Kërkesëpadisë Nr.3 Regj.Themeltar Dt.12.07.2024 Regjistrimi, me: PADITËSE: Partia Socialiste e Shqipërisë. I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

OBJEKTI: – Kundërshtim ndaj mosmarrjes vendim nga Komisioni Regullator në KQZ, “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”. – Detyrimin e Komisionit Rregullator në KQZ për të marrë menjëherë vendim “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”.

Për dijeni, Komisioni Rregullator në KQZ rezulton të ketë disponuar Vendim Nr.2 Dt. 09.07.2024 “Për miratimin e disa afateve proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024”, në përmbajtje të të cilit është pasqyruar edhe shënimi: “Në zbatim të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndyshuar, akti nuk mori numrin e kërkuar të votave për t’u konsideruar i miratuar” (3 prej anëtarëve të Komisionit Regullator kanë votuar pro dhe 2 anëtarë kanë votuar kundër).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Partia Socialiste garon me Vangjel Tavon, ndërsa opozita pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike ka zgjedhur emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria./ZËRI

Poll

MOS HUMB