
ITALI- Një tjetër grabitje ka ndodhur në shtëpinë e sulmuesit të Lazios dhe të Kombëtares Italiane të Futbollit, Mattia Zaccagni dhe bashkëshortes së tij, Chiara Nasti. Çifti kishte dalë dhe pas kthimit në shtëpi, kuptuan se banesa e tyre ishte grabitur, ngjarje kjo që kishte ndodhur edhe më parë në të kaluarën.
Vetë Nasti rrëfeu atë që kishte ndodhur në rrjetet e saj sociale, ku publikoi një foto me kutitë e orave Rolex, të gjitha të boshatisura.
"Para se ta shkruajnë gazetat. Kjo është Italia. Copa m...,"-shkruan ajo.
Pasi çifti njoftoi Policinë, efektivët mbërritën në banesë. Sipas kqyrjes paraprake mendohet hajdutët kanë hyrë nga dritarja e banjës dhe sapo kanë hyrë në dhomën e gjumit kanë hapur kasafortën. Atje kanë marrë çantat, këpucët, orët, paratë "cash" dhe bizhuteritë, të gjitha kapnin një vlerë prej rreth 80 mijë euro./ZËRI