Qytetërim

Zbulohet varri i faraonit në Egjipt

Varri i grabitur, pranë qytetit antik të Tebës, ishte zbuluar që në vitin 2022, por deri më tani arkeologët nuk e dinin se kujt i përkiste.

k.m.
Zbulohet varri i faraonit në Egjipt
Thutmose II

EGJIPT- Gjendet varri i faraonit Thutmose II! Arkeologët egjiptianë njoftuan se kanë identifikuar varrin e faraonit të shekullit të 15 para Krishtit, Thutmose II, duket shënuar zbulimi i parë të një varri mbretëror në Egjipt që nga viti 1922, kur arkeologët gjetën Tutankhamun.

Varri i grabitur, pranë qytetit antik të Tebës, ishte zbuluar që në vitin 2022, por deri më tani arkeologët nuk e dinin se kujt i përkiste.

Mumja e Thutmose II nuk ishte në varr, pasi ishte zhvendosur në një vend tjetër. Kur arkeologët zbuluan hyrjen e varrit në vitin 2022, ata menduan se i përkiste gruas së një faraoni, duke qenë se ndodhej pranë varreve të gruas së Thutmose III dhe mbretëreshës Hatshepsut, e cila ishte gjysmë motra dhe gruaja e Thutmose II.

Një rol të rëndësishëm në identifikimin e varrit kanë luajtur vazot alabastri, të cilat mbanin të gdhendur emrin e Thutmose II dhe e identifikonin atë si "mbretin e vdekur". Mumja e Thutmose II u zbulua në shekullin e 19-të në një vend arkeologjik aty pranë, Deir el-Bahari, ku ishte zhvendosur shekuj më parë së bashku me mumiet e tjera të mbretërve, varret e të cilëve tashmë ishin grabitur. 

GJETJET:

Varri i tij është në gjendje të keqe sot, ndoshta sepse ishte përmbytur gjatë antikitetit.

Mumja është aktualisht e ekspozuar në Muzeun e ri Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian në Kajro, ndërsa arkeologët vazhdojnë të kërkojnë se ku mund të jenë zhvendosur ofertat e varrit mbretëror.

Thutmose II ishte faraoni i katërt i Dinastisë së Tetëmbëdhjetë të Egjiptit, dhe mbretërimi i tij mendohet të ketë zgjatur nga 1493 deri në 1479 pes. Dihet pak për të, pasi ai është lënë në hije nga babai i tij Thutmose I dhe gjysmëmotra dhe gruaja Hatshepsut dhe djali Thutmose III. Ai vdiq para moshës 30-vjeçare. Disa arkeologë besojnë se Hatshepsut ishte fuqia e vërtetë pas fronit gjatë sundimit të Thutmose II për shkak të politikave të ngjashme të brendshme dhe të jashtme që u ndoqën më vonë nën mbretërimin e saj dhe për shkak të pretendimit të saj se ajo duhet të ishte trashëgimtarja e fronit./ZËRI

Poll

MOS HUMB