Qytetërim

Djali i Buffon "shokon" Italinë

Djali i madh i portierit legjendar të Juventusit dhe Kombëtares italiane, Gigi Buffon ka zgjedhur për të luajtur me Kombëtaren Çeke.

k.m.
Djali i Buffon "shokon" Italinë
Louis Thomas Buffon

ITALI- Kësaj here dardha nuk ra nën dardhë! Louis Thomas Buffon, djali i madh i portierit legjendar të Juventusit dhe Kombëtares italiane, Gigi Buffon ka zgjedhur për të luajtur me Kombëtaren Çeke. Ai do të ketë rolin e mesfushorit dhe ka nisur grumbullimet me moshat e Çekisë.

Djali i Buffon "shokon" Italinë
Louis Thomas dhe Gigi Buffon

I riu ka dy shtetësi për shkak të nënës së tij, modeles çeke Alena Seredova, me të cilën Buffon u nda në vitin 2014 pasi kishte nisur një lidhje të re me prezantuesen Ilaria D'Amico. Nëntorin e shkuar, i riu u kontaktua nga Federata Çeke dhe u konfirmua menjëherë.  Kjo duke pasur parasysh se asnjëherë nuk ishte kontaktuar nga italianët.

Djali i Buffon "shokon" Italinë
Buffon dhe djemtë

Por tashmë që 18-vjeçari ka nisur të grumbullohet me çekët, lajmi ka bërë it bujë në Itali, pasi askush nuk mund ta imagjinojë që djali i personit që ka veshur fanellën e Azzurrit 176 herë, të luajë për një tjetër kombëtare.../ZËRI

Poll

MOS HUMB