
foto ilustruese
TIRANË- Jo vetëm prezantuesi i 'Big Brother Vip 3', por ndryshime do të ketë edhe në programin mbështetës 'BBV Fan Club'. Këtë vit duket se prezantuesja do të ndërrohet sërish dhe do t’i besohet një tjetër moderatoreje.
Burime për “Kryefjala” kanë bërë me dije se miqtë e ngushtë të Enxhi Nasufit kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht ajo moderatore e Fan Club. Aktualisht ajo është pjesë e programit “Wake Up” ndërsa pak ditë më parë u shpall edhe fituese e “Dancing with the stars”.
Më herët programi është moderuar nga Dojna Mema e më pas i kaloi Megi Pojanit.
Show televiziv do të fillojë në 13 janar dhe edicioni i tretë do të prezantohet nga Ledion Liço. /ZËRI