Qytetërim

Xherdan Shaqiri shënon eurogol dhe vendos një tjetër rekord ‘shqiptar’! As Ronaldo nuk e ka arritur

Goli i barazimit që shënoi mbrëmjen e djeshme Shaqiri, e ka futur atë në librin e rekordeve

E.K
Xherdan Shaqiri shënon eurogol dhe vendos një tjetër rekord
Xherdan Shaqiri

GJERMANI- Ndeshja e mbrëmjes së djeshme mes Zvicrës dhe Skocisë e vlefshme për Grupin A të Europianit Euro 2024, është mbyllur me rezultatin 1-1. Kjo pikë e marrë në këtë takim e çon Zvicrën me 4 pikë në total, në pritje të ndeshjes së fundit në fazën e grupeve me Gjermaninë.

Skocezët arritën të shënin të parët me Tominay që në minutën e 13 të takimit, por zviceranët reaguan menjëherë duke barazuar me Xherdan Shaqirin, i cili tashmë bëhet një rekordmen i vërtetë.

Mesfushori Xherdan Shaqiri bëhet zyrtarisht lojtari i parë në futboll që ka shënuar në 3 Europianët e 3 Botërorët e fundit. Kombëtarja e tij Zvicra e ka nisur mbarë Euro 2024, me një fitore bindëse 3 me 1 ndaj Hungarisë, ndërkohë që Skocia pësoi plot 5 gola prej gjermanëve.

Goli i tij sonte ndaj Skocisë, e bëri ish-futbollistin e Liverpool që “mposhtë” Cristiano Ronaldon. Ylli botëror ka shënuar në pesë turnetë e fundit, por nuk ka mundur ta gjejë rrjetën në fitoren e Portugalisë ndaj Republikës Çeke të martën.

Shaqiri ka shënuar plot 32 gola për Zvicrën dhe e ka përfaqësuar kombin në 4 Kupa Botërore dhe 3 Kampionate Evropiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB