Qytetërim

E pabesueshme! Shqipëria mund të dalë edhe e para në grup

Një fitore e kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia nuk fiton asnjë nga ndeshjet e radhës.

f.t
E pabesueshme! Shqipëria mund të dalë edhe e para në grup
lojtarët kuqezi

GJERMANI-Teksa ndeshja me Spanjën është shpresa e vetme pë Shqipërinë, mund të ekzistojë mundësia që kuqezinjtë të dalin të parët në grup. Skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar.

Pas barazimit ndaj Kroacisë në minutën e 95-të, kuqezinjtë kanë mbajtur gjallë shpresat për ndonjë mrekulli të mundshme.  Një fitore e kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia nuk fiton asnjë nga ndeshjet e radhës.

Por si del Shqipëria e para e grupit?

Nëse Italia barazon me Spanjën, Shqipëria mund Spanjën me tre gola diferencë dhe Kroacia mund Italinë në ndeshjen e fundit me jo më shumë se tre gola diferencë. 

Poll

MOS HUMB