Qytetërim

WhatsApp tashmë...me reklama!

Reklamat do të jenë pjesërisht të personalizuara, bazuar në gjuhën, vendin dhe aktivitetin e rrjeteve të tjera sociale.

k.m.
WhatsApp tashmë...me reklama!
WhatsApp

SHBA- WhatsApp së shpejti do të ketë reklama, por jo në biseda ose thirrje. Meta njoftoi se reklamat do të shfaqen vetëm në seksionin "Përditësime/Updates", midis statuseve dhe në kanaleve të transmetimit. Reklamat do të jenë pjesërisht të personalizuara, bazuar në gjuhën, vendin dhe aktivitetin e rrjeteve të tjera sociale. Karakteristikat e reja përfshijnë reklama biznesi me shërbime të integruara, kanale me pagesë me përmbajtje ekskluzive dhe mundësinë që krijuesit të promovojnë kanalet e tyre.

Me 3 miliardë përdorues të përditshëm, WhatsApp ka qëllim të shtyjë kompanitë të përdorin WhatsApp për të shitur dhe komunikuar.

Meta kishte vite që po shqyrtonte mundësinë e futjes së reklamave në WhatsApp, një ide që themeluesit e saj ishin plotësisht kundër. Edhe pse Meta i ndryshoi planet për të futur reklama brenda aplikacionit në vitin 2020, kreu i WhatsApp, Will Cathcart, konfirmoi në vitin 2023 se kompania po punonte ende për një implementim të kësaj teknologjie.

WhatsApp tashmë...me reklama!

“Kemi vite që flasim për planet tona për të ndërtuar një biznes që nuk ndërpret bisedat tuaja personale dhe besojmë se "Përditësime" është vendi i duhur. Ne kurrë nukdo t'i shesim numrat tuaj të telefonit tek reklamuesit.”

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që Meta po bën në WhatsApp. Kompania gjithashtu do të fillojë të shfaqë kanale të promovuara kur të klikoni butonin "Eksploro" për të gjetur rrjete të reja për t'u ndjekur. Gjithashtu, po ofron mundësinë për t'u abonuar në kanale për të marrë edhe "përditësime ekskluzive"./ZËRI

Poll

MOS HUMB