Qytetërim

"Trump Mobile"-Donald Trump do të nxjerrë në shitje celularin inteligjent

Telefoni i ri i markës Trump pritet të dalë në treg në muajin Shtator, me një çmim prej 499 dollarësh, ndërsa abonimi mujor në rrjet do të kushtojë 47.45 dollarë.

F.I
"Trump Mobile"-Donald Trump do të nxjerrë në shitje
"Trump Mobile"

SHBA-Organizata e Donald Trump ka njoftuar nisjen e një shërbimi të ri celular dhe një smartphone të personalizuar me emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kompania, në pronësi të ish-presidentit Donald Trump, njoftoi gjithashtu se do të shesë smartfonin T1, i cili vjen me një kuti metalike me ngjyrë ari dhe një flamur amerikan të gdhendur, raporton  Financial Times.

Kompania, e cila menaxhohet nga djemtë e Trump, zbuloi një smartphone me ngjyrë ari, të prodhuar në SHBA, për 499 dollarë, i cili do të dalë në gusht. Telefoni i ri i markës Trump pritet të dalë në treg në muajin Shtator, me një çmim prej 499 dollarësh, ndërsa abonimi mujor në rrjet do të kushtojë 47.45 dollarë. Shërbimi i ri, 'Trump Mobile' përfshin biseda të pakufizuara, mesazhe dhe internet, si dhe ndihmë rrugore dhe përfitime për shërbime tele-mjekësore dhe farmaci.

Donald Trump ka targetuar prodhuesit e telefonave inteligjentë në përpjekjet e tij për të rikthyer prodhimin në SHBA. Asnjë prodhues i madh i telefonave inteligjentë nuk prodhon pajisjet e tyre në SHBA, dhe presidenti në maj kërcënoi kompani si Apple dhe Samsung me një tarifë prej të paktën 25 përqind që në fund të qershorit nëse ata nuk i prodhojnë dhe ndërtojnë këto produkte brenda vendit./ZËRI

Poll

MOS HUMB