
KOSOVË- Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Vivien Thano ka folur për romancën me reperin Getinjo, e cila shkoi jo ashtu siç ajo dhe ndjekësit e dyshes brenda shtëpisë prisnin. Shkak për ndarjen sipas Vievien është vërë varësia që reperi kishte nga bixhozi, ndërsa shton se ka vuajtur shumë në atë marrëdhënie.
Vivien Thano: Unë kam hequr shumë, kam hequr të zinjtë e ullirit edhe jam munduar me të gjitha, dhe kur e pash që s’kisha fuqi të bëja më asgjë dhe thash ‘Pse duhet unë të bëj gjë, sepse s’po bën njeri për mua gjë’. Nuk është se ia bëra me inat, unë thjeshtë shpreha se për çfarë u ndava. Dashuria nuk mjafton.
Sipas ish-banorës, me sa duket reperi ka nisur të heqë dorëqnga ‘veset e këqija”, por asgjë nuk e kthen më kohën pas për të rregulluar atë marrëdhënie, që siç thotë Vivien është një kapitull i mbyllur. Deklaratën e bëri e ftuar në "Shok Podcast".
Vievien Thano: Kam dëgjuar që ka hequr dorë nga ajo gjë, shpresoja, por e kam ditur që ka diçka më shumë se bixhozi brenda tij, prandaj rrija. Por erdhi në një pikë që u lodha, u lodha duke u lodhur. U lodha duke u mërzitur./ZËRI