Qytetërim

VINI MEND! Këto dhurata nuk duhet t'i bëni kurrë

Sa herë që kemi një mundësi ose kemi një arsye, duam të befasojmë njerëzit tanë të dashur me një dhuratë, por ka nga ato që besohet se nuk janë aspak një zgjedhje e mirë.

k.m.
VINI MEND! Këto dhurata nuk duhet t'i bëni kurrë
Foto ilustruese

TIRANË- Dita e Shën Valentinit është afër, kështu që me siguri shumë çifte po mendojnë se si të kënaqin apo surprizojnë të dashurin apo të dashurën e tyre. Sa herë që duam t'i blejmë dikujt një dhuratë, ne përpiqemi ta bëjmë atë diçka të veçantë dhe autentike. Megjithatë ka disa bestytni për dhurata që nuk duhen bërë kurrë! 

Një listë e gjërave që nuk duhet t'i dhuroni:

Objektet e mprehta si thika, brisqe, gjilpëra dhe gjëra të ngjashme nuk u jepen kurrë njerëzve të dashur. Besohet se këto dhurata shkaktojnë grindje dhe prishje marrëdhëniesh. Pasqyrat dhe enët gjithashtu nuk duhet të jepen si dhuratë sepse besohet se magjia është e bllokuar në pasqyra. Thuhet se pasqyrat e dhuruara sjellin telashe në jetën e personit që i merr, ndërsa enët mund të jepen si dhuratë vetëm nëse në secilën pjatë futet një monedhë. Në të kundërt sjell varfëri. 

Ora dhe çakmaku nuk duhet të bëhen dhuratë nëse duam të shmangim konfliktet dhe prishjen e marrëdhënies me personin që po i bëjmë dhuratë. Ekziston një besim i vjetër se nëse një vajzë i blen një djalë një orë, ose ai i blen asaj një orë, ora e ndarjes së tyre është shumë e afërt.

Shamitë dhe shallet gjithashtu besohet se sjellin telashe.

Perlat duken si një ide e mrekullueshme, megjithatë besohet se sjellin sëmundje dhe humbje në shtëpi. Perlat janë simbol i lotëve të jetimëve dhe të vejave, e që asokohe ka lindur edhe kjo bestytni. Paratë janë gjithashtu në listën e dhuratave që nuk duhen bërë, ndërsa sot është zakon që në vend të dhuratës të jepet një kartë dhuratë me para.

Lulet janë dhurata më e zakonshme që zonjat marrin dhe janë ideale për të gjitha rastet, megjithatë duhet t'i kushtoni vëmendje mënyrës se si dhurohet.

Është zakon të jepet një numër tek lulesh, sepse numri çift çohet në varreza. Kjo nuk vlen për buqetat me lule të vogla. Shmangni dhënien e lulebores, krizantemëve dhe zambakëve si dhuratë, pasi këto lule zakonisht çohen në varreza. Për të njëjtën arsye, kurrë mos blini ose jepni lule artificiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB