
SHBA- Selena Gomez ka postuar në Instagram foto me partnerin e saj të ri, Benny Blanco. Por në një nga fotot, producenti shfaqet duke e kapur këngëtaren në gjoks, lëvizje që ishte e çuditshme për miliona fansat e këngëtares, pasi ajo nuk nuk është shfaqur kurrë me fotot të tilla.
Fotoja u bë virale në Tëitter dhe shumica e fansave të saj u kthyen shpejt kundër Benny Blanco-s për këtë veprim. Madje ka shkuar aq keq saqë të gjithë kanë nisur të aludojnë se çifti do të ndahet në vitin 2024.
Ladies & gentlemen Selena Gomez pic.twitter.com/xFUCcGWORj
— selena gomez (@selenators_info) February 13, 2024
Të tjerë, e kanë hequr me photoshop producentin, duke shkruar: Nëse ajo nuk e ndan, do e ndajmë ne!
DISA NGA POSTIMET VIRALE:
- Më falni por kjo është gjëja e parë që më erdhi në mendje me atë foto të Selena Gómez dhe Benny Blanco
Lo siento ???? pero es que es lo primero que se me vino a la mente con esa foto de Selena Gómez y Benny Blanco pic.twitter.com/PwhM2xowfH
— Jacky ???? (@jacmasalazar11) February 13, 2024
- Selena Gomez dhe Benny Blanco duken si ai çifti që dehen në publik, puthen para të gjithëve dhe më pas shpërthejnë në një zënkë të madhe
Selena Gomez & Benny Blanco look like that one gross couple that gets really sloppy drunk in public, make out in front of everyone and then break into a huge fight leading Benny to leave early and Selena to drunk text her ex bf to hook up. pic.twitter.com/JKWiTO47NU
— Lou M. Taylor Belongs In Jail (@lootmtaylor) February 12, 2024
- Nuk e kuptoj çfarë sheh ajo tek ai
Selena Gomez dhe Blanco u lidhën për herë të parë në vitin 2015 kur ata bashkëpunuan në këngët e saj "Same Old Love" dhe "Kill Em", por për arsye që nuk dihen, zgjodhën që të ndanin rrugët. Por vitin që lamë pas, duket se vendosën që t'i jepnin edhe një shans marrëdhënies së tyre./ZËRI