
TIRANË- Sara Gjordeni është një nga personazhet më të komentuara të Big Brother VIP 3 për shkak se ka tërhequr vëmendjen kryesisht me çështjet e saj të zemrës.
Modelja është shumë e përfolur për lojën që po bën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si dhe për lidhjen e saj me këngëtarin Bardhi, por edhe për ndryshimet që ka bërë në pamjen e saj.
Ashtu si dhe shumë personazhe të njohur edhe Sara ndër vite ka ndryshuar pamjen e saj duke kryer kirurgji plastike. Në momentin që ka qenë pjesë e konkurseve për Miss, Sara ka një pamje të pafajshme, por me kalimin e viteve ajo ka kërkuar që të bëjë ndryshime në paraqitjen e saj.
Së fundi ajo ka trazuar rrjetin me historitë e saj, nga lidhja që ka lënë jashtë pezull me një boksier, te afrimiteti me Bardhin, dhe marrëdhënia që ka pasur rreth 9 vite më parë me Endrik Belbën. Dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, ajo ka zbuluar edhe se ka humbur një fëmijë në muajt e parë të shtatzënisë, përpara se të bëhej pjesë e Big Brother.

