Qytetërim

Vijon turneu i Monte Karlo Masters, zbardhen çerekfinalistët

Karlos Alkarazi do të bëjë ç'është e mundur të bëjë kapërcimin matematik në vendin e dytë të tenistëve Botërorë.

Redaksia Zëri
Vijon turneu i Monte Karlo Masters, zbardhen çerekfinalistët
FOTO ILUSTRUESE

MONTE KARLO-Cicipasi, Museti, Fokina, Popirini, Dimitrovi, de Minori, Alkarazi dhe Fisi janë emrat e çerekfinalistëve të turneut të Monte Karlos.

Greku Cicipas mundi 6-1 6-1 portugezin Borges dhe do të përballet në çerekfinale me italianin Museti, i cili e siguroi vendin duke lënë pas me rezultatin 6-3 6-3 patriotin e tij, Berretinin.

Spanjolli Davidoviç Fokina, i cili mundi Drejpërin në një ndeshje të luftuar, 6-3, 6-7 dhe 6-4, do të ketë përballë si çerekfinalist australianin Popirin, i cili nga ana e tij e siguroi çerekfinalen duke mundur norvegjezin Rud, 6-4, 3-6, 7-5.

Bullgari Dimtrov dhe australiani tjetër, de Minor, do të përballen me njeri-tjetrin për një vend në gjysëmfinale. Bullgari mundi kilianin Tabilo, jo pa lodhje, 6-3, 3-6, 6-2. De Minor e siguroi çerekfinalen duke mundur Dani Medvedevin, 6-4 6-4.

Karlos Alkarazi do të bëjë ç'është e mundur të bëjë kapërcimin matematik në vendin e dytë të tenistëve Botërorë. Për ta bërë këtë i duhet ta fitojë turneun e Monte Karlos. Një ndalesë e kapërceu. Gjermani Altmajer u dorëzua me rezultatin 6-3, 6-1. Pengesa që i duhet të kalojë në gjysëmfinale të turneut është francezi Fis, i cili vjen pas një fitoreje 6-3, 6-2 me Rublevin. Të katërt çerekfinalet do të luhen sot./ZËRI

Poll

MOS HUMB