
MADRID-Në një ditë e zakonshme pranverore për shumëkënd, për familjen e yllit francez të Atletikos së Madridit, Antuan Grizman, ka një domethënie të veçantë nëse është 8 prilli.
E marta që shkoi për Antuaj Grizmanin dhe bashkëshorten e tij, Erika Çopenera, është një ditë shumë e veçantë. Ajo ka një domethënie të veçantë: të tria vajzat e futbollistit festojnë ditëlindjen.
Nuk po flasim për trinjake. Mia është vitlindja 2016, Amaro vitlindja 2019 ndërsa Alba vitlindja 2021. Të gjitha të lindura më 8 prill. Rrjetet sociale tregojnë me humor se "Le Petit Diable" është po aq i saktë në jetën personale sa edhe në fushën e lojës me pasimet e tij gjeniale dhe me golat e bukur./ZËRI