
SHBA- Tom Holland, aktori i famshëm i Hollywoodit dhe ylli i serisë së filmave “Spider-Man”, ka bërë një gjest të veçantë në nderim të fansave shqiptarë. Video e cila po qarkullon në rrjetet sociale 'Twitter' dhe 'TikTok' tregon aktorin britanik duke bërë shqiponjën me duar, simbolin që përfaqëson flamurin shqiptar.
Ndërsa përgatitet për foton, fansi i kërkon aktorit të bëjë shqiponjën me duar. Me një buzëqeshje dhe qasje të hapur, Holland pranon pa hezitim dhe formon simbolin e njohur, duke dëshmuar respektin për kulturën e fansave.
Ky moment i ndjerë ka bërë xhiron e internetit dhe ka nxitur reagime pozitive nga anëtarët e komunitetit shqiptar./ZËRI