Qytetërim

Netflix sjell dokumentarin për jetën e Aleksandrit të Madh

Do të ketë gjashtë episode.

k.m.
Netflix sjell dokumentarin për jetën e Aleksandrit të Madh
Pamje nga dokumentari

TIRANË- Një seri e re dokumentarësh për jetën e Aleksandrit të Madh do të shfaqet në Netflix. Sipas njoftimit zyrtar të platformës së transmetimit, produksioni do të shfaqet premierë më 31 janar 2024. Pjesa më e madhe e xhirimeve u zhvillua në shtator 2022 në Marok.

Protagonistët janë Mido Hamada, i cili do të luajë rolin e mbretit Darius, ndërsa Buck Braithwaite do të interpretojë Aleksandrin e Madh.

Seriali do të ketë gjashtë episode. Tony Mitchell, i cili më parë ka punuar në "The Baxter's" dhe ishte gjithashtu pas "The Bible", është producent.

Dokumentari kombinon intervistat e ekspertëve duke u bazuar në jetën e Aleksandrit të Madh dhe pushtimin e Perandorisë Persiane./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB