
STAMBOLL - Ish-futbollisti i kombëtares turke Mevlüt Erdinç ka postur në Instagram pretendime tronditëse kundër gruas së tij, duke pretenduar se ajo ka mbajtur peng fëmijët e tyre për pesë muaj, si pjesë e një skeme shantazhi financiar.
Erdinç, qw ka luajtur pwr në PSG, Başakşehir, Antalyaspor dhe Fenerbahçe, pretendoi se nuk kishte asnjë lajm nga bashkwshortja Taleb Erdinç për pesë muaj dhe e akuzoi atë se kërkonte para në këmbim të kontaktit me fëmijët e tyre. “Kam pesë muaj që nuk kam arritur të kontaktoj bashkwshorten Taleb Erdinçin. Nuk e di ku janë; ajo po i mban fëmijët e mi larg nga unë. Dua ta dinë të gjithë këtë, sepse shantazhi i saj për para është çnjerëzor”, ka thënë Erdinç.
Sipas Erdinçit, gruaja e tij e kontaktoi, pasi ai i premtoi se do t'i transferonte 1 milion euro në llogarinë e saj. “Pasi i thashë se do të transferoja 1 milion euro në llogarinë e saj, djali im më telefonoi me video të shtunën. Gruaja ime, të cilën e doja aq shumë, u martua me mua në fillim të karrierës sime dhe vendosi të më linte një ditë pasi përfundova karrierën time”, deklaroi ai.
Erdinç shprehu shqetësime për pretendimin e familjes së gruas së tij se fëmijët nuk ishin të tij, gjë që çoi në kërkesën e tij për një test ADN-je, të cilën ata e refuzuan. "Më telefonuan duke thënë se fëmijët nuk ishin të mitë. Unë kërkova një test ADN-je pasi jam gjithmonë jashtë qytetit. Ata refuzuan dhe ende nuk më lënë të shoh fëmijët e mi. Si mund të jesh kaq mizore? Paratë janë duke shkatërruar familjet”, shtoi ai. Futbollisti shtoi se do kujdeset për familjen, pavarësisht situatës./ZËRI/