
TIRANË-Debatet e agravuara edhe në ofendime nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother VIP. Së fundmi ka qenë balerini Graciano Tagani, i cili është kritikuar tepër për deklaratat e tij kundrejt Heidit. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe Fation Kuqari, ish-banori i BBV3, i cili fillimisht pati një afrim brenda shtëpisë me Heidin. Fationi ka sqaruar se nuk ka qenë kurrë në shtrat me Heidin dhe sjellja e balerinit është e turpshme.
"Miq dua të flas pak për çështjen, Heidi-Graciano-Romeo, sepse më duket shumë e turpshme që për të kapur prime-n apo një audiencë të caktuar, t’i përmendësh një femre njohjet që ka patur ajo. Të gjithë kemi patur njohje, si jashtë si brenda. Këtu do të thotë që të njohësh një mashkull, je e përdalë apo k*rve. Eshtë krejt normalë që mos të ecë njohja dhe të nisësh diçka tjetër. Dhe për ta cekur, ti thuash tjetrës, që unë nuk kam qenë kurrë në një krevat me Heidin dhe t’i përmendesh se kujt do t’i futesh në krevat për të kapur situatën, pavarësisht se nuk është në dëmin tim po në dëmin e Heidit, mua prap më vjen të reagoj. Dhe jo e e dua atë vajzë si njeri por thjesht më duket një gjë shumë e pahijshme dhe shumë e turpshme që një mashkull ta përdorë këtë lloj gjëje për të kapur prime-n. Shumë e shpifur“, shprehet Fationinë një postim në Instastory.
/ZËRI