
SHBA- Këngëtarja me famë botërore, Billie Eilish është filmuar duke u puthur në buzë me një vajzë në festivalin muzikor Coachella. Në videon që po bën xhiron e rrjetit, Eilish shihet duke kapur fytyrën e Blackwell dhe duke e tërhequr atë për një puthje. Ajo u pa gjithashtu në një moment tjetër duke kërcyer me YouTuber-en, duke e përqafuar dhe duke i dhënë disa përkëdhelje në prapanicë.
Të dyja vajzat duket se janë mikesha të mira prej disa kohësh, pasi këngëtarja është shfaqur disa herë në videot e Blackwell në TikTok përkrah aktores Odessa A’zion, me të cilën kanë postuar edhe video duke u puthur.
Ndërkohë së fundmi Eilish ka publikuar një këngë të re të quajtur “Lunch” në të cilën flet për ndjenjat që ka për një femër. Këngëtarja tregoi nëntorin e kaluar se e tërheqin edhe femrat./ZËRI