
GREQI- Sin Boy ka "goditur' sërish. Reperi nga Shqipëria u fotografua në një arkivol me krahët e mbledhur në gjoks, sikur të kishte vdekur. Në mbishkrimin e postimit, Sin Boy hodhi edhe kunja për sulmin që i bënë teksa ishte live në rrjetin social "TikTok". Në postim, ai ka ftuar ndjekësit që të shkruajnë në komente poshtë fotos se çfarë duan që t'i ndodhë tjetër, në mënyrë që të bëhet sërish viral.
“Kam vdekur, kam ngrënë dru, më shkruani në komente çfarë ju kënaq tjetër që të bëhem viral, se dua të shkoj në Hawaii pas Spanjës,”-shkruan ai.

Reperi i njohur shqiptar Sin Boy ka krijuar një dramë me jetën e tij në Greqi duke stisur disa ngjarje. Drama më e fundit ishte rrahja që pretendoi se iu teksa ishte live në "TikTok". Në atë skenë, disa persona të maskuar e dhunuan në një sallon bukurie. Në fillim u përfol se gjithçka ishte e stisur dhe se reperi e kishte përgatitur vetë këtë skenë, por motra e tij reagoi pas sulmit. Sipas saj, reperi ishte ende në spital pasi kishte marrë plagë në kokë. Dramës i hodhi pak "piper" vetë reperi, ku publikoi një foto në Instagram duke marrë serum. Por më pas zbuloi se e gjitha ishte e stisur prej tij për vëmendje./ZËRI