
ATHINË- Reperi i njohur shqiptar Sin Boy ka krijuar një dramë me jetën e tij në Greqi duke stisur disa ngjarje. Drama më e fundit ishte rrahja që pretendoi se iu teksa ishte live në "TikTok". Në atë skenë, disa persona të maskuar e dhunuan në një sallon bukurie. Në fillim u përfol se gjithçka ishte e stisur dhe se reperi e kishte përgatitur vetë këtë skenë, por motra e tij reagoi pas sulmit. Sipas saj, reperi ishte ende në spital pasi kishte marrë plagë në kokë. Dramës i hodhi pak "piper" vetë reperi, ku publikoi një foto në Instagram duke marrë serum.
“Sapo dola nga ICU pas sulmit. Gjithçka shkoi mirë, faleminderit për urimet tuaja”.
Në Instagram doli nga spitali, ndërsa në "TikTok" për të gjithë shqiptarët zbuloi planin e tij të mirëmenduar. Në fjalimin e tij paralajmëroi se gjithçka që qarkullonte nuk ishte e vërtetë. Por e gjitha pjesë e një loje kundër industrisë greke të muzikës, ku pretendon se po sulmohet për t'ju prishur imazhi. Në fund, e mbylli me premtimin se e gjitha është një lojë që do ta fitojë.
"Përshëndetje të gjithë shqiptarëve po bëj këtë video shqip. Njëherë keni besuar se nuk di të flas shqip, njëherë se jam drogaxhi, njëherë se kam vdek dhe jam ringjallur, njëherë se me kanë rrahur. Ajo që po shihni në internet nuk jam unë, është Sinboy është një lojë që po luaj me tregun e Greqisë. Ok? Jam në luftë. Ju nuk e kuptoni se çfarë kompanish kam kundër. Duan të ma prishin imazhin. Tani është hera e dytë që kam sherr me ta. Kësaj here e kam prishur vetë imazhin tim. Unë nuk jam imazhi im, jam SinBoy veç për të bërë pare për familjen time. Unë e di kush jam, e di më mirë se të gjithë ju. Jam ai që jam me familjen time, jo në internet. Mos besoni çfarë shihni në internet, interneti për mua është veç një lojë që do ta fitoj në fund,"-tha reperi.
Epo, u sqarua! Sin Boy është mirë!/ZËRI