
IRAN- Vetëm një marrëveshje armëpushimi në Gaza do ta pengonte Iranin nga hakmarrja e drejtpërdrejtë kundër Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, thanë tre zyrtarë të lartë iranianë.
Irani është zotuar një hakmarrje të ashpër ndaj vrasjes së Haniyeh, dhe për këtë ka fajësuar Izraelin, gjithsesi shteti hebre nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.
Një zyrtar i lartë i sigurisë iraniane, tha se Irani, së bashku me Hezbollahu, do të fillonin një sulm të drejtpërdrejtë nëse bisedimet në Gaza dështojnë ose nëse ai mendon se Izraeli po zvarrit negociatat.
Irani është përfshirë në dialog intensiv me vendet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara ditët e fundit mbi mënyrat për të kalibruar hakmarrjen raporton Reuters.
Ambasadori i SHBA-së në Turqi konfirmoi se Uashingtoni po u kërkonte aleatëve të ndihmonin për të bindur Iranin që të ul tensionet . Bisedat me Teheranin për të shmangur përshkallëzimin përpara bisedimeve të armëpushimit në Gaza, që do të nisin të enjten ose në Egjipt ose në Katar.
“Shpresojmë se përgjigja jonë do të jetë në kohë dhe do të ekzekutohet në një mënyrë që të mos dëmtojë një armëpushim të mundshëm”, tha në një deklaratë misioni i Iranit në OKB.
"Diçka mund të ndodhë brenda kësaj jave nga Irani dhe përfaqësuesit e tij... Ky është një vlerësim i SHBA-së si dhe një vlerësim i Izraelit," u tha gazetarëve, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby./ ZËRI