
Elseid Hysaj
ITALI- Elseid Hysaj nuk është më pjesë e planeve të Lazios, por për momentin nuk ka asnjë ofertë konkrete për të. Sipas mediave italiane, mbrojtësi shqiptar është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit në mënyrë që të largohet gjatë kësaj vere, pavarësisht se futbollisti ka një kontratë të vlefshme deri në 2025.
Bëhet me dije, se ata e kanë lënë të lirë në mënyrë që të kursejnë pagën e tij sezonale, pasi futbollisti përfiton 2.8 milionë euro në sezon.
Deri më tani, Hysaj nuk ka marrë asnjë ofertë nga klube të mëdha në Evropë, por disa kërkesa anë shfaqur për nga Katari dhe Arabia Saudite. /ZËRI/
Poll