Qytetërim

Sportsitët serb të "Paris 2024" festojnë me këngë nacionaliste: "Nuk e lëshojmë Kosovën"

Kjo këngë përmban fraza si "e gjithë Serbia bërtet: ‘Nuk e lëshojmë Kosovën’” dhe “Oj Kosovë, oj Kosovë, toka ime e dashur”.

M.M
Sportsitët serb të "Paris 2024" festojnë me
Sportistët duke festuar

SERBI- Sportistët serbë të cilët kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë festuar në Beograd të hënën, me këngë nacionaliste për Kosovën. Sipas mediumit serb 'telegraf.rs', një video e publikuar të martën tregon tenistin e famshëm Novak Djokoviç duke kënduar këngën “Oj Kosovo, Kosovo” në një klub nate. Djokoviç shihet duke u ngritur në këmbë dhe brohoritur, ndërsa atij i bashkohen edhe basketbollistët. Kjo këngë përmban fraza si "e gjithë Serbia bërtet: ‘Nuk e lëshojmë Kosovën’” dhe “Oj Kosovë, oj Kosovë, toka ime e dashur”.

Djokoviç dhe sportistë të tjerë serbë janë njohur më parë për përfshirjen e propagandës serbe në sport. Vlen të përmendet se vitin e kaluar, Djokoviç dhe ekipi serb i tenisit hynë në turneun "Davis Cup" duke kënduar këngë nacionaliste për Kosovën, gjë që shkaktoi reagime të shumta./ ZËRI

Poll

MOS HUMB