
TIRANË – Vesa tha se ndihet e zhgënjyer nga Meritoni dhe banorët e tjerë që qëndruan në kazermë.
Në një diskutim që ajo bëri me Meritonin, konkurrentja i tha se priste më tepër mbështetje. Ajo i ka kujtuar Meritonit marrëveshjen e bërë, se nëse eliminohet, ata do të dilnin pas saj. “Ju më kthyer shpinën, pasi morët vesh se dola në nominim”, ka thënë Vesa.
View this post on Instagram
Pjesë nga biseda mes Vesës dhe Meritonit:
Meritoni: Hyr brenda dhe thuaj Meritoni del në nominim. Nëse më bën të ndihem keq. Kur ti mendon që ne të kemi shtyrë me zor, ne nuk e kemi bërë. Ti e di si ramë dakord aty brenda.
Meritoni: Kur ti thua pa pushim që dola për këtë e për atë… për shoqëri jemi sakrifikuar dhe do të vazhdojmë të sakrifikohemi brenda dhe jashtë.
Vesa: Unë dje nuk fola në asnjë moment që të mos reagoja shpejt, mos t’ju nxirrja keq as juve. Shkova të flija se s’doja të dilja ashtu para kamerave dhe publikut, isha varur komplet. Nuk është çështja te nominimi.
Vesa: Dola atje, e dhamë besën. Nëse do të eliminohem, do dilni me mua.
Vesa: Tani unë jam në nominim, nëse eliminohem, do të vini pas meje?
Vesa: Po apo jo? Nga momenti i duartrokitjeve, unë kam pasur dje një kthim shpine. Mund të më nxirrnit para, duke i thënë publikut që jeni pas meje. I thoshit publikut që ne e duam dhe na duhet në shtëpi./ZËRI/