
BRITANI E MADHE - Familja e modeles Tabby Broun, e cila ndërroi jetë papritur në moshën 38-vjeçare, bëri një varrim për të, sipas traditës islame.
Tabby, e cila ishte në lidhje me futbollistin Mario Balotelli, mendohet se ka pësuar një atak në zemër dhe mjekët që erdhën aty, nuk bënë dot asgjë, për ta shpëtuar.
Ish-ylli i Playboy, e cili ishte gjithashtu një aktore dhe balerine dhe kishte pozuar për Cosmopolitan dhe Elle kishte thënë për Balotellin, se ajo ishte e dashuruar me të. Tabby ka lindur në një familje myslimane dhe emri i saj i vërtetë është i njohur për MailOnline, por familja ka vendosur mos të publikohet identiteti i vërtetë.
Ajo u cilësua nga familjarët si një ‘person i bukur’. Një anëtar i familjes tha se ndihet i tronditur për atë që ka ndodhur. 'Ishte shumë e papritur; ajo ishte shumë në formë dhe e shëndetshme, kështu që ne thjesht nuk e dimë se çfarë ndodhi. Ka ndodhur vetëm një ditë më parë dhe jemi thjesht të shokuar”, deklaroi një i afërm.
Familjarët tregojnë se në funeralin e modeles kishte një turmë të madhe njerëzish. Ata shprehen se modelja aq sa ishte e njohur, kishte dhe një jetë të gjallëruar private.
“Ajo ishte në fakt një person shumë privat, që e donte familjen e saj dhe të gjithëve na mungon shumë. Ne ende nuk mund ta besojmë se ajo nuk është më mes nesh. Ajo kishte shumë ndjekës në rrjetet sociale, por në të njëjtën kohë ishte një person shumë privat, kur ishte me familjen e saj", tha një tjetër familjar.
Familja e saj i kërkoi MailOnline të korrigjonte raportimet se Tabby kishte lidhje me lojtarin e Chelsea, Raheem Sterling. "Do të ishte vërtet mirë nëse mund ta korrigjoni këtë raportim, sepse ajo kurrë nuk doli me Raheem, thjesht nuk e dimë se nga erdhi ky informacion”, u ankua familjari.
Familja e saj, që jeton në jug të Londrës thanë se modelja shkoi në palestër dhe ishte e shëndetshme, prandaj nuk mund të kuptohet se çfarë kishte. "Ne me të vërtetë thjesht nuk e dimë se çfarë ndodhi. Mund të shihni në Instagramin e saj që shkoi në palestër, dhe ishte një vajzë shumë në formë dhe e shëndetshme, na ka befasuar të gjithëve”, thanë të afërmit.
Shërbimi i saj funeral u zhvillua në Xhaminë Qendrore të Londrës të mërkurën dhe më vonë ajo u varros në një varrezë myslimane në Ilford, në një vend të njohur si Kopshtet e Paqes. Një zyrtar në xhami dha detaje për varrimin. “Lutjet u bënë mbi arkivol nga një imam dhe më pas trupi u mor për varrim. Duhet të kenë qenë rreth 60 njerëz këtu. Kishte shumë pjesëmarrës', tha zyrtari.
Edhe miqtë e saj thanë se Tabby Broun gjithmonë ‘vishte’ një buzëqeshje, e cila do të mungojë shumë gjatë në jetën e tyre./Zëri.ai/