Qytetërim

Detaje të reja nga skandali i basteve në Itali, një USB mund të zbërthejë gjithçka

Maurizio Petra, informatori i Fabrizio Corona, ia ka dorëzuar USB-në një firme ligjore në La Spezia.

D.XH
Detaje të reja nga skandali i basteve në Itali, një USB mund
Zaniolo

TORINO – Detaje të reja janë bërë publike, në lidhje me skandalin e basteve në Itali. Mediat italiane shkruajnë për një USB, e cila ndodhet në një firmë ligjore në La Spezia, që mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve për skandalin e vendosjes së basteve nga futbollistët.

USB është e lidhur me një testament. Në rast të vdekjes së 50-vjeçarit Maurizio Petra, personi që i ka dhënë informacione Fabrizio Coronas për skandalin, pajisja elektronike duhet të jetë në duart e hetuesve.

Në këtë USB ka dokumente dhe audio, që shtojnë provat për vendosje bastesh nga lojtarë profesionistë futbolli. Në atë USB përmendet edhe fakti se ish-futbollisti i Interit, Antonio Esposito, ishte i zhytur në borxhe.

“Në një audio të USB-së dëgjohen Antonio dhe Zaniola, që bisedojnë me lojtarë të tjerë të kampionatit italian. Ata flasin për baste, që arrijnë shuma të konsiderueshme, deri 57 mijë euro për një bast të vetëm. Aty përmenden edhe emrat e Lamela, Giasy dhe Barella", shkruan Corriere Della Serra. 

Ndër provat e shumta, pretendohet se ka bisedë, që përfshin në skandal edhe Zaniolon.

Nicolo Zaniolo kishte ftuar një lojtar që të luajë një bast, që ishte i sigurt dhe në favor të Romës. Ishte ndeshje Kupe, s’e mbaj mend se kundër cilit ekip luante Roma. Zaniolo dërgoi te futbollisti, që donte të vinte bast, detaje dhe linkun e bastit. Po ashtu, kërkoi edhe numrin e llogarisë bankare, për të tërhequr paratë”, thuhet në artikullin e gazetës italiane.

Zaniolo aktualisht është lojtar i Aston Villas në Angli. Por ai nuk është nën hetim zyrtarisht dhe klubi anglez ka deklaruar se do ta aktivizojë, ndërsa do të ndjekë me kujdes edhe hetimet.

Futbolli italian u trondit nga skandali i basteve të paligjshme. Nicola Faggioli u dënua me 7 muaj pezullim, ndërsa edhe Tonali rrezikon 1 vit pezullim. Ka hamendësime se janë të shumtë futbollistët e Seria A, që kanë luajtur baste, por në hetime zyrtare janë vetëm disa emra./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB