Qytetërim

VD- Para ndeshjes me Italinë, trajneri surprizon djemtë e Kombëtares, i lejon takimin me familjarët

Sytë, mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve janë tashmë në Dortmund, aty ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian

E.K
VD- Para ndeshjes me Italinë, trajneri surprizon djemtë e
Mario Mitaj me familjen

GJERMANI- Përpara një ndeshje të rëndësishme siç është ajo e përballjes së mbrëmjes së sitme, me Italinë, futbollistët e kombëtares shqiptare të futbollit, janë vizituar nga familjarët e tyre. Pas disa ditëve në izolim, ata janë lejuar nga trajneri Sylvinho që të takojnë të afërmit e tyre, të cilët padyshim i kanë dhënë motivin e duhur për ndeshjen e sotme.

Sytë, mendjet dhe zemrat e të gjithë shqiptarëve janë tashmë në Dortmund, aty ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticioin më madhor futbollistik në kontinent, aty ku kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori. 

Për sfidën e mbrëmjes trajneri Brazilian ka ende dilema mbi skemën dhe formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë, diçka që e pranoi edhe vetë në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes.

Dilema e parë lidhet me rreshtimin, pasi krahas skemës 4-2-3-1 të zakonshme, trajneri Brazilian joshet edhe nga ajo 4-3-3, që do të sillte aktivizimin e një mesfushori më shumë dhe uljen në stol të një sulmuesi, për më shumë ekuilibër./ZËRI 

Poll

MOS HUMB