
SHBA-Argjentina fitoi për herë të dytë radhazi Kupën e Amerikës pasi mposhti në finale Kolumbinë me shifrat 1-0 falë golit të shënuar nga Lautaro Martinez. Por, gjatë festës së titullit, argjentinasit kënduan kore raciste kundër lojtarëve të Francës. Kjo këngë u këndua në fillim të Botërorit të Katarit nga tifozët e Argjentinës.
Një këngë që ka në qendër veçanërisht Kylian Mbappe për shkak të origjinës së tij afrikane.
"Ata luajnë për Francën, por vijnë nga Angola. Ata vrapojnë mirë. Nëna e tij është nga Nigeria. Babai i tij është nga Kameruni, por në pasaportë shkruhet francez,'-dëgjohet në kor.
Argjentina u bë mbretëresha e kontinentit, duke fituar Copa American për herë të 16 në histori, më shumë se çdo skuadër tjetër./ZËRI