Qytetërim

VD- Alarm për BOMBË në koncertin e Ylli Limanit! Të rinjtë nxirren jashtë, reagon këngëtari

Këngëtari ka treguar se klubi është detyruar që t'i nxjerrë jashtë të gjithë pjesëmarrësit si pasojë e një alarmi të rremë.

f.t
VD- Alarm për BOMBË në koncertin e Ylli Limanit! Të
Ylli Limani

KOSOVË- Këngëtari i njohur kosovar, Ylli Limani, ka anuluar koncertin mbrëmjen e djeshme për shkak të një lajmi që në klub është vendosur një bombë. Policia e Kosovës mori një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë.  Festa që ishte parashikuar të mbahej për festën e 28 nëntorit nuk do të zvillohet. Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës.

Një reagim erdhi edhe nga këngëtari Ylli Limani, i cili ka treguar se klubi është detyruar që t'i nxjerrë jashtë të gjithë pjesëmarrësit si pasojë e një alarmi të rremë.

"Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi pasur për të festuar bashkë. Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anuluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera", ka shkruar këngëtari.

VD- Alarm për BOMBË në koncertin e Ylli Limanit! Të

I menjëhershëm ishte reagimi i pronarëve të klubit në të cilin ishin mbledhur shumë të rinj për ta dëgjuar Yll Limanin që ishte vendosur të performonte./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB