Qytetërim

260 km me vrap, atleti vjen nga Prishtina në Tiranë

Njerëzit që ndodhen me të ka shpërndarë video në Facebookun e atletit, duke treguar se ai tashmë ndodhet shumë pranë Tiranës

E.K
260 km me vrap, atleti vjen nga Prishtina në Tiranë
Erzen Zyberaj

TIRANË- I nisur pasditen e djeshme nga Prishtina për në Tiranë, atleti Erzen Zyberaj është në 60 kilometrat e tij të fundit të rrugëtimit. Rruga është kryer e gjitha me vrap, ndërkohë që njerëzit që janë duke e shoqëruar zbulojnë se atleti nga Kosova tashmë është në afërsi të Milotit.

Dje, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.


“Vrapim për Flamurin Kombëtar! I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar! Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, shkruan Përparim Rama.

 

 

Poll

MOS HUMB