Qytetërim

‘Vajza më preku vendet intime’, Dani Alves në gjyq: 23-vjeçarja s’më tha të ndaloj

Mbropjtësi brazilian tregoi gjithçka ndodhi në klubin e natës në Barcelonë më datë 30 dhjetor 2022.

D.XH
‘Vajza më preku vendet intime’, Dani Alves në gjyq:
Dani Alves

BARCELONË- Gjyqi i vitit, siç e quajnë shumë në Spanjë, përfundoi seancën për të mërkurën (7/2) pas dëshmisë së Dani Alves. Ish-mbrojtësi legjendar i Barcelonës, akuzohet për ngacmim seksual të një 23-vjeçareje, ku Prokurori ka kërkuar fillimisht nëntë vjet burgim dhe dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh. Braziliani dëshmoi në gjykatë dhe shprehu mendimin e tij. Ai ka pohuar se ka pasur një pëlqim të plotë nga ana e viktimës për aktin seksual, ndërsa ka përshkruar me detaje ngjarjet që kanë ndodhur, natën e 30 dhjetorit 2022.

“Unë dhe ankuesja filluam të kërcenim më afër. Ne ndërvepronim, po kalonim mirë. Ne po afroheshim gjithnjë e më shumë dhe ajo po rrinte pranë meje. Veprimet ishin tipike për një klub nate. Ajo vuri duart në pjesët e mia intime. Kishte tërheqje seksuale, fillova të flisja me të, me qëllim që të shkonim në tualet. Ajo tha po, nuk duhej të insistoja për këtë. Arrita në banjë dhe prita pak. Kur bëhesha gati të largohesha, ajo hyri brenda dhe unë për pak rashë mbi të. Më zbërtheu pantallonat dhe i tërhoqi poshtë. Ajo u gjunjëzua para meje dhe nisi akti seksual oral e më pas u ul sipër meje. Më pas u largova, sepse nuk doja të vijoja më aktin”, tha ai.

Dani Alves pretendoi se vajza kurrë nuk i ka thënë se duhet që të ndalonte marrëdhënien seksuale.

“Ajo kurrë nuk më tha se donte të largohej ose të ndalonim. Nuk e godita me shuplakë, nuk e kapa për flokësh apo nga koka. Nuk e hodha në dysheme, as e shava. Unë nuk jam një person i tillë. Nuk doja që njerëzit të na shihnin bashkë”, deklaroi mbrojtësi.

Organi i akuzës foli për ndryshime të vazhdueshme në versionin e Alves, ndërsa iu referua kontradiktave që paraqiste dëshmia e tij. Përveç kësaj, Prokuroria vuri në dukje se përshkrimi i tij nuk përputhej me gjurmët e gjetura. Pas dëshmisë së brazilianit, gjyqi përfundoi. Vendimi pritet të jepet në javët në vijim, por nuk ka një datë specifike. Dani Alves akuzohet për përdhunim, pasi një vajzë, në fund të 2022 e akuzoi se e ka dhunuar seksualisht në një klub nate në Barcelonë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB