
BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III është duke u trajtuar për kancer, e tashmë Princesha Anne po jeton me reputacionin e saj si anëtarja më e vlefshme e familjes mbretërore. Meqenëse monarku u tërhoq nga detyrat publike për shkak të diagnozës së tij, anëtarë të tjerë të familjes punëtore morën disa nga detyrat e tij. Anne, pardje, ka bërë katër takime dhe ka udhëtuar në mbarë vendin.
Gjatë një takimi, disa gazetarë e pyetën se si ishte mbreti. Megjithatë, sipas Daily Mail, ajo nuk është përgjigjur dhe është larguar me shpejtësi drejt sallës. Refuzimi i Anne për t'iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vëllain e saj vjen pasi Pallati Buckingham refuzon të japë asnjë informacion në lidhje me trajtimin e Charles.
Ndërsa Anna kryente detyrat e saj, Charles u shfaq në publik për herë të parë që kur u publikua lajmi për diagnozën e tij të kancerit duke shkuar në meshën e të dielës. Mbreti i bëri me dorë turmës së gazetarëve, ndërsa dy ditë më vonë vendosi që të largohej nga Buckingham Palace. Nga atje, ai u dërgua me helikopter në Sandringham për të vazhduar trajtimin e tij të kancerit./ZËRI