Qytetërim

Vajza e Jennifer Garner dhe Ben Affleck: Jam trans

Fundjavën e kaluar familja Garner-Affleck u mblodh një kishë në Charleston për të nderuar kujtimin e babait të Jennifer, William Garner, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 85-vjeçare.

k.m.
Vajza e Jennifer Garner dhe Ben Affleck: Jam trans
Jennifer Garner dhe Ben Afflek

SHBA- Fëmija 15-vjeçar i Jennifer Garner dhe Ben Affleck ka vendosur që të jetë mashkull. Vajza, e njohur më parë si Serafina Rose Affleck, tani e tutje ka vendosur që të quhet Fin. Fundjavën e kaluar familja Garner-Affleck u mblodh një kishë në Charleston për të nderuar kujtimin e babait të Jennifer, William Garner, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në moshën 85-vjeçare.

Gjatë ceremonisë, Fin Affleck doli në podium, si të gjithë nipërit e Garnerit, dhe lexoi një fragment nga Dhiata e Vjetër.

Por nuk u prezantua si Serafina, por si Fin Affleck.

Vajza e Jennifer Garner dhe Ben Affleck: Jam trans
Seraphina Rose/ Finn

Fin është fëmija i mesëm i çiftit, të cilët kanë edhe një vajzë dhe një djalë. Ai shoqërohet shumë me vajzën e njerkës së tij, Emme Muniz (vajzën e Jennifer Lopes), e cila prej kohësh përdor përemra asnjanës./ZËRI

Poll

MOS HUMB