Qytetërim

"U zgjova pa kancer dhe mirënjohës"/ Don Omar jep lajmin e mirë

Të hënën, më 17 qershor, Don Omar (emri i vërtetë i të cilit është ëilliam Omar Landrón Rivera) zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer.

k.m.
"U zgjova pa kancer dhe mirënjohës"/ Don Omar jep lajmin e
Don Omar

SHBA- Don Omar është pa kancer. Reperi portorikan zbuloi sot se ishte pa kancer, e gjitha vetëm një ditë pasi zbuloi diagnozën e tij për të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale. 

“Sot u zgjova pa kancer dhe mirënjohës”, shkroi Don Omar, 46 vjeç, duke publikuar edhe një foto të vetes pas operacionit. 

"Faleminderit për urimet, lutjet dhe mijëra mesazhet tuaja. Operacioni im ishte i suksesshëm dhe tani do të shërohem,"- shtoi këngëtari në postimin që ka marrë më shumë se 1 milion pëlqime.

POSTIMI I PLOTË:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DON OMAR aka KONG (@donomar)

Omar aktualisht është në mesin e turneut të tij të shtatë, i cili është në pauzë deri në gusht, kur ai do të rifillojë shfaqjet në Oakland, Kaliforni.  Pjesa e dytë e turneut të tij "Back to Reggaeton" do të nisë më 7 gusht në Oakland, Kaliforni. Turneu filloi në vitin 2023 dhe shënoi rikthimin e tij me publikimin e albumit të ri, "Forever King"./ZËRI

Poll

MOS HUMB