
GJERMANI- Pas përfundimit të ndeshjes Kroaci-Shqipëri me rezultatin 2-2, trajnerët e dy ekipeve kanë dalë në një prononcim për mediat. Trajneri i Kroacisë, Zlatok Daliç u shpreh se nuk e prisnin këtë rezultat dhe u copëtuan për të arritur 2-1. Daliç pranoi se minutat shtesë ishin një fatkeqësi për Kroacinë.
Daliç: Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin, përshtypja që do të jetë nuk është aq e rëndësishme. Nuk e prisnim një histori kaq të vështirë nga kjo ndeshje dhe po luftojmë. Ndoshta do të dalim më mirë prej saj. Kupa e Botës ishte dy vjet më parë, lojtarët tani janë më të vjetër. Në këtë turne të gjithë luftojnë fort. Portugalia kundër Çekisë, Anglia kundër Serbisë... Është e barabartë. U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol dhe gati një të tretën. Ne nuk u thamë të tërhiqen, u thamë të shkonin për golin e tretë. Minutat shtesë ishin një fatkeqësi për ne. Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërpërgjigje, dhe ne bëjmë shumë gabime dhe goli i dytë ishte i varur në ajër. Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, ndryshuam disa gjëra dhe u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem për të arritur në 2:1. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende gjallë dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka. Ne mësuam rrugën e vështirë.
Pas tij një koment për lojën erdhi edhe nga Andrej Kramariç, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes mes Kroacisë e Shqipërisë nga UEFA. Kramariç u shpreh se futbolli është i paparashikueshëm dhe do të japin maksimumin në ndeshjen e radhës. Lojtari kroat u shpreh se ndeshja me Shqipërinë nuk ishte e lehtë dhe sipas tij ekipi i tyre ishte i ngadaltë.
Kramariç: Unë kam luajtur tashmë shumë ndeshje në karrierën time dhe nuk është as hera e parë dhe as e fundit që ndodh kjo. Ne e dimë se çfarë rezultatesh kemi arritur në gjashtë vitet e fundit dhe mund të shihni se të gjithë po thumbojnë kundër nesh, gjë që e bën situatën edhe më të vështirë për ne. Nuk është alibi. Futbolli është i paparashikueshëm. Në pjesën e parë nuk ishte e kehtë. Në të dytën ishim më dominues, më agresivë dhe në fund me meritë e kthyem topin. Nuk patëm shumë situata të pastra, por nuk ishte as ndeshja e parë e tillë. Ky është futbolli, prandaj e duam, herë shënon gol në sekondat e fundit, herë pranon. E dinim se duhej të luanim për të tre pikët, por fatkeqësisht morëm vetëm një. Gjithçka është ende e hapur, ne po luajmë kundër skuadrës më të mirë, Italisë. Shqipëria besoi dhe shënoi një gol, megjithëse për mendimin tim ne duhej ta luanim lojën në mënyrë rutinore dhe ndoshta të shkonim për golin e tretë.