
TIRANË- Marrëdhënia mes Ledrit dhe Sarës është kthyer në telenovelën me më shumë seri në shoëbizin shqiptar, pasi vetë çifti nuk ka dhënë asnjë koment, edhe pse kjo do të ishte një shenjë respekti për të gjithë publikun që i ka ndjekur në këto vite.
Gjatë ditës së djeshme, ndjekës të çiftit dërguan pranë Zëri.ai një foto ku pretendohej se Sara ishte duke mbështetur Ledrin në koncertet që ai është duke mbajtur në SHBA, mirëpo menaxheri i këngëtarit e ka mohuar një gjë të tillë.
Faton Shoshi ka thënë se lajmi në fjalë nuk është i vërtetë, pasi sipas tij Sara nuk ka qenë në New York. Për më tepër, Shoshi ka konfirmuar se Ledri dhe Sara nuk janë bashkë. Fatoni tha se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre, por ruajnë një raport korrekt për hir të vajzës.
Nga ana tjetër gjatë mbrëmjes së djeshme Sara ka qenë e pranishme në Zvicër, në premierën e filmit në Kuadër të Dashurisë, teksa ka ndarë dhe foto e video në rrjetet e saj sociale. Premiera e filmit në Tiranë ishte dhe pikënisja e zërave për një ndarje mes çiftit, pasi Ledri Vula nuk u pa asgjëkundi që të mbështeste partneren e tij në këtë angazhim të ri që ajo kishte marrë.
Nga ana tjetër zërat për një ndarje u shpeshtuan, megjithatë vetë çifti ka zgjedhur që herë pas here të japë sinjale, por kurrë nuk është treguar transparent me publikun.
Shumë çifte të shoëbizit ndërkombëtar në momentin që ndahen, dalin dhe me deklarata të përbashkëta, por ky duket se nuk është rasti shqiptar!
/Zëri.ai