Qytetërim

Pendohet Nicki Minaj: Më pëlqente më shumë vetja para operacioneve plastike

Reperja 40-vjeçare rrëfeu keqardhjen e saj në episodin e së enjtes në The Run-Through me podcastin e Vogue, duke u shprehur se ishte mirë ashtu siç ishte më parë.

k.m.
Pendohet Nicki Minaj: Më pëlqente më shumë vetja para
Nicki Minaj

SHBA- Nicki Minaj është penduar për disa nga operacionet plastike që ka kryer. Reperja 40-vjeçare rrëfeu keqardhjen e saj në episodin e së enjtes në The Run-Through me podcastin e Vogue, duke u shprehur se ishte mirë ashtu siç ishte më parë.

"Nuk më pëlqente të isha e dobët, të kisha një prapanicë të sheshtë. Të kisha gjoks që nuk qëndronte lart. Kishte shumë gjëra. Tani, kur shoh pas dhe shoh veten time them: Sa dua të dukem sërish si ajo vajza. Atëherë nuk më pëlqente sesi dukesha fizikisht, por tani, po...më pëlqen.”

Reperja e "Starships" shpjegoi se si vendimi i saj për të bërë ndryshime u bazua në popullaritetin e saj në rritje. Por zbuloi për ndjekësit se ardhja në jetë e djalit, që sot është 3-vjeç, i ka ndryshuar preceptimin e saj për veten por edhe jetën. 

“Mendoj se shtatzënia mund të ketë luajtur një rol sepse duke parë djalin tim më kujtoi shumë veten time. Veten time të vërtetë. Dhe më bëri të mendoj pse nuk më pëlqeu kjo gjë tek vetja? Ishte kaq e çuditshme. Por duke parë foto të vjetra, kuptova se isha e bukur dhe ishin foto të bukura,"-tha Minaj. 

Ndërsa Minaj nuk hyri në detaje rreth asaj që kishte përmirësuar në fizikun e saj, por format, janë pjesë kryesore në tekstet e saj të këngëve./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB