Qytetërim

U dënua në Itali me 9 vite burg për përdhunim në grup të 22-vjeçares shqiptare, Robinho do e vuajë dënimin në Brazil

Robinho duhet të kalojë 9 vite pas hekurave të qelisë, pasi ëshët shpallur fajtor për përdhunimin në grup të një 22-vjeçarje shqiptare, të cilën e takoi në një bar të Milanos.

k.m.
U dënua në Itali me 9 vite burg për përdhunim në grup
Robinho

BRAZIL- Gjykata ka vendosur që të lërë në fuqi dënimin e asaj italiane për dënimin me 9 vite burg të ish-sulmuesit të Milanit dhe Brazilit, Robinho. Ai duhet të kalojë 9 vite pas hekurave të qelisë, pasi ëshët shpallur fajtor për përdhunimin në grup të një 22-vjeçarje shqiptare, të cilën e takoi në një bar të Milanos, edhe pse vetë ai ka pretenduar se marrëdhënia ishte konsensuale. 

“Unë u dënova padrejtësisht në Itali për diçka që nuk ndodhi,”-tha ai raporton "The Guardian".

Një gjykatë e Milanos në vitin 2017 e shpalli Robinhon dhe 5 brazilianë të tjerë fajtorë për përdhunimin në grup të shqiptares në vitin 2013, ndërsa gjyqi në Gjykatën e Lartë të drejtësisë të Brazilit, gjykata më e lartë e vendit për çështjet jokushtetuese, doli në përfundimin se vendimi i marrë në Itali ishte i vlefshëm.

40-vjeçari Robinho, emri i plotë i të cilit është Robson de Souza, jeton në Brazil dhe gjithmonë i ka mohuar akuzat. Por duke qenë se Brazili zakonisht nuk i ekstradon qytetarët e tij, kështu që Italia kërkoi vitin e kaluar që Robinho të vuante dënimin me burg në vendin e tij.

Avokati i Robinhos, José Eduardo Alckmin tha pas gjyqit se Robinho do t'i dorëzohej autoriteteve kur të njoftohej zyrtarisht për vendimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB